Al-Fayad International Academy for Peace,culture and Arts

Italani Kritik i Artit Giovanni Cardone
I dashur Shefqet Avdush Emini – Mendim Kritik
Leonardo tha:
"Piktura është një muzikë që shihet dhe nuk dëgjohet, dhe muzika është një pikturë që dëgjohet dhe nuk shihet."
Kjo është arti i Shefqet Avdush Eminit, një artist unik në llojin e tij. Arti i tij është diçka që e ka brenda vetes, me një pasion të madh që nuk mund të heshtet nga vështirësitë e jetës.
Përshëndetje,
Giovanni Cardone
I dashur Shefqet Avdush Emini
Të falënderoj për komplimentet e tua, do të isha i lumtur të shkruaja një kritikë për një artist të madh si ti.
Ky është profesioni im, por për të filluar marrëdhënien tonë, do të doja të të dhuroja një mendim kritik mbi veprat e tua të mrekullueshme.
Përshëndetje,
Giovanni Cardone
Me rastin e ekspozimit të dy piktorëve shqiptarë, Shefqet Emini dhe Arsim Kajtazi në Holandë
Vlera e veprës, dëshmuesi më i mirë i nivelit dhe kapacitetit krijues
Galeria e mirënjohur holandeze "Molenhof" ekspozon veprat e të përzgjedhurve të vet në "Galerie De Sigarenfabrik". Ekspozita mbahet nga data 25 maj 2006 deri më 11 qershor 2006 në qytetin e artit dhe galerisë Delft të Holandës. Në këtë ekspozitë të përbashkët të 22 krijuesve të njohur ekspozojnë edhe dy piktorët shqiptarë Shefqet Emini dhe Arsim Kajtazi, të cilët prezantohen me nga 4 piktura. Në vazhdë të këtij prezantimi të krijuesve tanë morëm nga një mendim lidhur me këtë paraqitje përpara opinionit artdashës holandez.
Shefqet Emini: Pa modesti ky është një sukses
"Unë vërtet në Holandë kam arritur që të jem në rrjedhë të artit bashkëkohor ndërkombëtar, dhe njerëzisht të jem i kuptuar thellë në këtë rrjedhë nga nivelet më të larta... Kjo më jep kurajë, sepse sikur ndjej kënaqësi se jam në mënyrë e prezantuar në pjesë të artit të tanishëm bashkëkohor dhe, për më tepër, besoj se dëshmon se edhe ne kemi një shkollë dhe një nivel krijues, që do na u dha mundësia mund të hymë lirshëm në këto rrjedha dhe të jemi imazh edhe konkurrentë me vlerat e saj. Këtë e them pa modesti, se dihet që për krijuesin shqiptar që jeton dhe vepron në një vend tjetër, për të arritur këtë nivel i duhet të punojë dy apo më shumë herë sesa vendësit, apo krijues që vijnë nga vendet tashmë të njohura për kulturën e artit, dhe krijuesve të këtij arti nuk u shfaqen shumë pengesa që të akceptohen më lehtë të thënë pa shumë paragjykime e rezerva! Kuptimi im në një asociacion të nivelit më profesional në kuadër shtetëror të Holandës, dhe prezantimi im në shumë nivele prezentuese edhe muzeor, më ka dhënë kurajë që të mos ndalem në kërkimet e mia krijuese dhe afirmuese. Edhe kjo ekspozitë më jep të lakmueshëm prezantues, të themi pa modesti, tregues të nivelit dhe të depërtimit tim, përderisa në këtë galeri do të më organizojë një ekspozitë të pavarur me një numër pikturash, kryesisht të krijuara brenda vitit 2004–2005. Gjetja e shtigjeve të reja ekspozuese nuk është edhe punë e lehtë, për shkak se paraqitja duhet të përballon shumë paragjykime, përderisa të krijohet përfytyrim relevant për krijuesin dhe veprën e tij dhe hynë në një lloj verifikimi kompleks për konvert krijuesi-galeri (galeria) dhe pastaj testimi i opinionit receps! Por, megjithëkëtë, vlera që mbështet veprën është dëshmuesi më i mirë i nivelit dhe kapacitetit krijues! Mëdyshjet e recepitmit zhduariten përpara nivelit të realizuar të veprës! Gjithsesi se zgjerimi i hapësirave afirmuese dhe prezantues përmes ekspozimit të veprës është një ngasje dhe nxjerrje për krijuesin. Andaj edhe për mua vlen mot: Sfidoj për edhe sfidohem! Kjo është përvojë e pashmangshme!..." – thotë Shefqet Emini.
Arsim Kajtazi
Ekspozita qëndron e hapur për të javëve nga data e djeshme deri të dielën, në kohën prej 13:00 deri më 17:00, në "Galerie De Sigarenfabriek", barbantase Turfmarkt 75 A, Delft, Holandë (për informacione tel.): 015-2126714