Bota Sot 2012

Nga Kosova në atdheun e Rembrandit, e prej aty, në galeritë më me nam të botës

Faruk Tasholli

Intervistë me artistin Shefqet Avdush Emini

Ateletë e Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës në ato ndërtesa përdhese që ruanin vjetërsinë e kryeqytetit hapësirave universitare ku po lëshomnte shtat Biblioteka, ngadalë por sigurt po i kultivonin artistët e rinj, sa në fushën e pikturës, të grafikës, të skulpturës, ndërsa në anën tjetër kumbonin zërat basë, tenorë, baritonë e sopranë,përkrah instrumenteve elite muzikore. Nga ato atelie, me blokun e mbushur me piktura e vizatime që mezi e mbërthente nën sqetull, hynte e dilte studenti i pikturës Shefqet Avdush Emini, nga më të mirët në klasën e Profesor Nysret Salihamixhiqit, për t’u bërë shumë vite më vonë, me pikturat e tij, pjesë e galerive dhe muzeve më me renome të metropoleve artistike botërore. I lindur dhe i rritur në Davidovc të rrafshit të Kosovës, pos peizazheve të fushës dhe maleve të Sharrit përballë, Shefqet Avdush Emini, në fëmijëri, nuk do të takohet me pikturën e mjeshtërve të ndryshëm, por në vete do të mbrujë talentin si dhuratë e natyrës. Ai pas gjimnazit në Shtime dhe në Ferizaj, bëhet student i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon në atele duke pikturuar dhe duke studiuar veprat e mjeshtërve të mëdhenj. Si student, idol do ta ketë Rembrandtin, ku një ditë, papritur do të jetë pjesë e atdheut të tij. Diku në fillim të viteve tetëdhjetë, derisa po pinim kafe në byfenë e Akademisë me profesor Anton Gllasniqin, aty hyri Shefqeti. Ulu me ne Gjeni, i tha profesori, derisa studenti i tij mezi gjente vend ku ta vendoste bllokun e madh. Fjalët e Antonit i kuptova si kurajo për studentin e tij, ndërsa më vonë, ato sikur ishin një parathënie reale. Pas Akademisë dhe pas punës në Kosovë, ai një ditë do të gjendet në Holandë, i përndjekur nga pushteti serb dhe tash, vazhdon të jetojë dhe të punojë në këtë vend, i rrethuar nga familja e tij dhe nga veprat pikturale që i bëjnë nder atij dhe artit shqiptar. Me artistin Shefqet Avdush Eminin, keto ditë u ndalëm për pak çaste dhe bëmë këtë intervistë për lexuesit shqiptarë.

 

Kritiku i Artit Gjerman Dr.Helmut Orpel

Dr.Helmut Orpel Nga ekspozita ne Manhaim Gjermani

 

- Cilat ishin rrethanat që një piktor i ri të realizohej në Kosovë?

-Nuk ka qenë lehtë: në një anë ishte situata e rëndë politike nën okupimin e Serbisë, ndërsa bashkë me të edhe gjendja e rëndë ekonomike dhe ndërprerja e perspektivës për arsimim dhe krijimtari të të gjitha fushave. .Kushtet e punës kanë qenë tejet të vështira. Në ato kushte të rënda të punës edhe atmosfera krijuese ishte depresive, e cila lente pak hapësirë të mendohej e te punohej për të bukurën.

Ekspozita ne Luver,Paris 2010

- A ju shtrëngoi situata politike në Kosovë t'ia mësyni Perëndimit?

- Personalish po, sepse në atë kohë isha i ndjekur prej politikës serbe. Arsyeja e fundit ishte se unë pikturova në një restoran të vogël në Shtime turturat serbe ndaj popullit shqiptar: qizmet e përgjakura të ushtrisë kriminele të asaj kohe.Të nesërmen policia serbe ia mbyllën lokalin pronarit duke i torturuar mysafirët që ishin prezentë dhe ato piktura i prishën njëkohësisht. Në të njëjtën ditë e dhanë në televizion se çka punojnë seperatistët shqiptarë. Fati deshi që mua më takuan dhe m’u ka dashtur të fshihesha për një kohë derisa kam gjetur shteg të dal nga Kosova.M’u dasht ta braktis vendin e punës ku isha duke punuar si mësimdhënës i artit, bashkë me vendlindjen time shumë të çmuar.

Kritiku i Artit Italian Giovanni Cardone

 

- A e zgjodhe Holandën apo fati të qiti këndej. Si u bë që të vendosesh këtu?

- E kam zgjedhur për hir të idolit tim e mjeshtrit të madh botëror Rembrandtit, me shpersën që të bëhem edhe unë një artist i madh në botë!

- Cilat ishin vështirësitë që u ballafaqove në vendin e ri, në Holandë?

- Fillimi ka qenë shumë i veshtirë, por hap pas hapi, këtu kam gjetur shumëçka të mirë dhe çka është më e rëndësishme, këtu njerëzit e duan artin dhe dinë ta vlerësojnë atë.

Isha i ftuar musafir nderit ne festivalin e Sharm el Sheikh,Egjipt 2011

Isha i ftuar musafir nderit ne festivalin e Sharm el Sheikh,Egjipt 2011

- Si ju priu fati që të afirmoheshi në një hapësirë të vështirë konkurrente në botën perëndimore të artit?

- Këtu puna çmohet dhe vlerësohet. Kuptohet se nga ne të huajt kërkohet të punojmë shumë më shumë se artistët vendas, mirëpo aftësia dhe puna nuk mohohet nuk ka kritere të dyfishta. Mjerisht tek ne në Kosovë ndodh e kunërta: jo vetëm puna, por edhe shumë aspekte të tjera merren parasysh, si pozita në shoqrëi, gjendja materiale etj. Në Holandë je artisti i mirë nëse vërtet e arrin këtë epitet, kurse aspektet tjera nuk luajnë rol të veçantë. Për fat të mirë kjo praktikisht ka ndodhur me mua se përndryshe nuk kisha mbërri ku jam. Shumë herët kam filluar të shes piktura. Kudo që isha në Holandë kisha mjaft porosi, së pari për portrete dhe pastaj për pikturat te tematikave të ndryshme. Në qytetin e parë ku isha në fillim, për kinemanë e qytetit, e kam bërë, një pikturë që qëndron në holin hyrës. Ofertat kanë qenë të shumta, së pari në Holandë e pastaj edhe jashtë saj.

Inter-Art Exhibition in Washington D.C.U-2011

Epozita vetijake ne Atrium ne Den Haag,Holand 2011

International Gallery bienaal festival of portrait,drawings tuzla , Bosnia and Hercigovina 2011

Ekspozita ne Muzeun e Analya,Turqi 2011

- Cilat ishin ekspozitat e tua kolektive dhe personale dhe sa keni tërheq vëmendjen e kritikëve dhe të blerësve të pikturave?

- Numri i ekspozitave të mia është shumë i madh. Kam ekspozuar në shumë vende tëbotës. Nëse duhet veçuar ndonjë, atëherë e veçoj atë në Louvre në Paris, Bienale Cianciano në Itali, Gagrilaldi në Britani të Madhe, museu MAC në Brazil dhe një ekspozitë tjetër që më ka lënë përshtypje të mira, e që ka qenë e papritur, është ajo në Catroceni Museum në Bukuresht. Në pallatin e bukur të ish presidentit Çaushesku. Pos ekspozitave tradicionale, kam marrë pjesë në sympoziume, festivale dhe workshop-e të vendeve të ndryshme.

Acryl ne pelhur 60x80 - 2012

Piktur vaj ne pelhur 54x54 - 2009

- Si u bë që t'i thyeni kufijtë , madje të bëheni një piktor i njohur interkontinental?

- Mbas një numri të respektuar të ekspozitave në Holandë, fillova të marr thirrje nga vende të tjera të Evropës. Po jo vetëm thirrje. Madje, më kujtohet dhe ishte nje befasi, kur më mbërrini një letër që dikush nga Franca kërkonte autogramin tim ta ruajë në koleksionin e muzeut të saj. Pastaj ka pasur këso lloj kerkesash edhe më vonë, por kjo e para më ka lënë përshtypje dhe më ka kurajuar për punë.

Me koleget nga simposiumi Sharm El Shik Egjipt 2010

- Në cilat vende më shumë jeni bërë i njohur në qarqet artistike?

- Jam munduar që jo vetëm nga një herë të ekspozoj në një vend, por te jem artist i përhershëm. Më duket se kur ekspozoj vetëm një herë, ai moment është fare kalimtar. Kështuqë unë vazhdoj të jem në kontakt me botën e artit të atij vendi.

 

Ketu kam lind dhe ketu do te vdes

Vaj ne pelhur 40x50

- Sa komunikoni me botën artistike shqiptare?

- Shumë pak, megjithatë, i kam disa kolegë të nderuar shqiptarë me të cilët komunikoj.

- Sa keni mundësi ta përcillni pikturën që sot krijohet në hapësirat shqptare, por edhe të piktorëve shqiptarë që janë të shpërndarë nëpër botë. Cila është perspektiva e kësaj pikture.

- Mendoj se gjenerate e re e artisëtve të Kosovës ka mundësi të zhvillohet në fushën e artit. Jashtë Kosovës është një numër i vogël i artistëve që artin e kanë primar. Kuptohet që një artist duhet të jetë i angazhuar vetëm me art nëse mendon të mbërrijë rezultin e duhur. Kuptohet se në këso nivele të artistëve është një numër i vogël.

- Cilat ekspozita kanë ndikuar që suksesi të shënohet bindshëm.

- Çdo ekspozitë ka ndikuar pozitivisht dhe ka zgjuar intersim të madh dhe ka kontribuar në përgjithësi. Galeritë jo vetëm që ma kanë afruar një ekspozitë, por edhe anëtarësinë e përhershme, të jem arsisti i regullt. Në Holandë jam anëtar i artistëve në nivelin shtretror, jashtë Holandës jam anëtar i regullt i galerive dhe muzeve në shumë vende si për shembull: Danimarkë, Turqi, Brazil, Rumuni, Bullgari, Egjipt, etj.

Ekspozite vetiak ne Amsterdam 2011

- A keni në plan hapjen e ndonjë ekspozitë në Kosovë?

- Planet i bëj simbas thirrjeve. Në cilin vend marr thirrje aty ekspozoj. Në Kosovë nuk kam qenë i thirrur asnjëherë.

- Cilin lloj të pikturës kultivoni, cilën teknikë e aplikoni më së shumti?

- Shprehjen figurative abstrakt expresionizëm, kurse e perdor teknikën vaj në pëlhurë dhe acryl në pëlhurë.

Vizatim 2011

- A e preferoni ende vizatimin?

- Po, e perdor dhe është mjaft i sukseshëshm. Në vitin e kaluar kam marrë ftesë ku dhe kam ekspozuar në Rumuni, Bullgari, në biennale të vizatimit Tuzla dhe në dhjetor në Washington. Kurse në Kosovë kam qenë i refuzuar në Bienale të vizatimit më 2008. Menjëherë pas refuzimit nga Kosova kam marrë ftesë në biennale Cianciano në Itali, ku puna ime ka zgjuar interesim te madh. Prej 260 artistëve sa kemi marrë pjesë, nga ky nienal jemi zgjedhur n 30 prej tyre të expozojmë në Londër në galerinë e mirënjohur Gagrialdi. Më 2010 kam marrë thirrje për të ekspozuar në Louvre në Paris, dhe kam pasur jashtëzakonisht kritika pozitive rreth punës sime si dhe një komision me propozoi që prej ekspozitës së Parisit të marr pjesë me një ekspozitë shumë të madhe në World trade centrum në Bejin, Kinë.

- Unë ende e ruaj një portret timin që ma keni bërë më 11 mars të vitit 1981, me laps. A e punoni ende portretin?

- Po më kujtohet ai portret dhe më vjen shumë mirë që e ruani me kujdes shoku im, Faruk. Portretet i punoj ende por me një shprehje tjetër, më lirike dhe më bashkëkohore.

Ekspozi ne Geshaview Bulgari 2011

Ekspozita Art for heart,Hannover,Germani 2011.