Nga: Faruk Tasholli

Posted Jan 29, 2019

Faruk Tasholli: Piktori Shefqet Avdush Emini pushton botën

Last Updated Jan 29, 2019

Kulturë

Wednesday, 23.10.2013, 06:24 PM

 

PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT

Nga Faruk Tasholli

Vetëm për pak muaj, piktori kosovar Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme.

Piktori kosovar me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një kri

jues lëvizëz nëpër botë, qoftë me pjesëmarrje në ekspozita të rëndësishmë, qoftë me pjesëmarrje në juri profsionale apo edhe në qëndrime krijuese. Këtë funverë, ai ishte pjesëmarrës i simpoziumit tradicional të pikturës në Penza të Rusisë, ku nga 400 artistë konkurentë të 23 shtetevë, u pranuan 73 prej tyre. Pas kthimit nga ky simpozium i rëndësishëm ku marrin pjesë edhe strukturat e ndryshme politik e shtetërore, piktori ynë Shefqet Avdush Emini na deklaroi:

Une jam i ndarë shumë i kënaqur me organizimin ,kushtet e qëndrimit ,pritjen  e  tjera… Kam qene shum i lumtur, sepse puna ime artistike është vlerësuar shumë nga të gjithë. Respekti ka qenë vërtet  në nivel  të lartë… Kam pasur fatin që jam takuar me shumë  artistë të mëdhenj  dhe relacioni shoqëror e kulturor ka qenë shumë i miër në mes nesh. Kam krijuar një urë të re  me shumë vende të tjera të botës dhe  me artistë shumë të rëndësishëm e me struktura të ndryshme krijuese. Punën të cilën e kemi krijuar, ajo do të mbetet në koleksionin e simpoziumit e  nuk proferohet të bëhet biznis me të ! Unë vertet jam ndarë shumë i kënaqur në përgjithësi dhe do ë isha i lumtur po qe se me ftojnë prapë. Pas perfundimit të këtij simpoziumi në jemi në kontakt të përhershëm me shumë artistë  të vendeve të ndryshme të botës.Pas përfundimit të simpoziumit të Rusisë, kam vazhduar direkt fluturimin në Sarajevë, në Bosnje, në një simpozium tjetër. Aty jam takuar me disa shokë të tjerë ku jam njohur në simpoziumet e tjera  nëpër botë, por edhe aty kam krijuar shokë të tjerë. Për disa ditë kemi vizituar pjesë të ndryshme të Bosnjes. Po ashtu, sipas programit, kemi pikturuar dhe në fund, piktura e ime dhe e tre piktorëve të tjerë nga Turqia mbetën për ’’ Muzeun e Alija Izetbegoviqit’’. Ky ishte një satisfaksion për mua,  që puna ime, te mbetet edhe në atë muze të rëndësishëm në Bosnje.

             Tani pritet të marr pjesë sërish në nëntor  në festivalin    e pikturës në Egjipt, ku kam marrë thirrje para një kohë të gjatë. Jam shumë i sigurtë qe edhe këtu do të ndahem shumë i kënaqur si herat e tjera… Egjipti tani më është bërë si shtëpi e dytë. Edhe këtu si në shumë vende të botës kam krijuar një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe kujtimet e mia përherë janë shumë të mira

SH.A. Emini pranë pikturave të tij  në simpoziumin në Rusi ,2013

 

 Piktura që është dedikuar Muzeut “Alija Izetbegovic’’, Sarajevë, 2013

KESHTU KUR NJEZET JAN TE KOMPLEKSUAR. )))

PER  NJERZE TE MEDHEJ NUK KA STUHI,NUK NDINE BORE E AS SHI.