Nga: Shefqet Avdush Emini, TURPI I SHEKULLIT
ARTIST SHEFQET AVDDUSH EMINI
TURPI I SHEKULLIT
Data: E martë, 6 maj 2008, 10:09:40 +0000
Përshëndetje shoku,
Më vjen keq, Shefqet, por të kanë refuzuar në Bienale, por mos e merr për keq, kjo është çështje e shijes së tyre dhe ndershmërisë së tyre.
Komisioni përzgjedhës ka qenë:
- Sabedin Hetemi
- Agim Rudi
- Isa Alimusaj
Bienalja është mbyllur, mundesh t’i thuash vëllait tënd të tërheqë vizatimet që ti ke dërguar në Galerinë e Arteve.
Unë nuk kam ndonjë punë të madhe që i kam dërguar në Galeri, jemi shokë dhe nëse nuk e mbështesim njëri-tjetrin, atëherë çfarë gjenerate duhet të jemi?
Përshëndetje dhe mirupafshim herën tjetër kur të vish këndej.
Sinqerisht,
Ismeti
Data: E martë, 6 maj 2008, 19:27:21 +0000
Përshëndetje Ismet,
Nuk ka asnjë problem, thjesht më duket paksa e çuditshme, sepse unë jam i ftuar në bienale këtu në Evropë, ndërsa atje më refuzon komisioni përzgjedhës. Vetëm ata e dinë arsyen!
Jam anëtar i rregullt i disa galerive jo vetëm në Holandë, por edhe anëtar i artistëve të Beneluksit dhe Skandinavisë. Për mua ekspozimi nuk është problem, sepse marr ftesa nga të gjitha anët e botës.
Ndërsa z. Sabedin Hetemi, Agim Rudi dhe Isa Alimusaj më refuzuan.
Thuhet një fjalë e urtë e popullit: "Më mirë të njeh fqinji se shtëpia."
Të fala,
Shefqeti