Kristaq F. Shabani

 

INFORMIM I PRESIDENCES SE LNPSHA "PEGASI” ALBANIA

 

STUDIUESJA, POETJA DHE ALBANOLOGIA MA. MIGENA ARLLATI NE KRYE TE LSHPA (LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE "PEGASI" KOSOVA, NË BASHKËORGANOGRAMË TË LNPSHA "PEGASI” ALBANIA

 

 Organizimi pegasian në Kosovë: LSHPA “PEGASI “ KOSOVA pjesë përbërëse e organizuar e Lidhjes Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania me deget: Prishtinë , Dega e Lidhjes Gjakovë- Prizren -Pejë, Dega e Lidhjes Klinë - Ferizaj si dhe anëtaret e LNPSHA "PEGASI" ALBANIA në të gjithë KOSOVËN, krijojnë, sipas Statutit të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Lidhjen e Shkrimtarëve , Poetëve dhe Artistëve "PEGASI" KOSOVA , e cila është e ndërlidhur me LNPSHA "PEGASI” ALBANIA... Në krye të kësaj Lidhjeje një figurë e njohur me emër e letërsisë, gjuhësisë dhe artit kosovar, studiuesja, poetja , albanologia Ma. MIGENA ARLLATI, e zgjedhur në Konferencën e Katërt të LNPSHA"PEGASI" ALBANIA, e cila i zhvilloi punimet me 01.02.2014 në këtë detyrë , sipas organogramës së re të LNPSHA "PEGASI" ALBANIA...

 

 Gjithë pegasianët, kudo ku ndodhen, në të gjitha vendet e botës , e urojnë të talentuarën Migena në detyrën e re dhe gjithe te zgjedhurit e tjere ne kryesi, njerez te nivelit te larte dhe te talentuar, për një ecuri progresive të letërsisë dhe artit bashkëkohor.

 

Në krye të kesaj Lidhjeje:

 

  1. Ma. Migena Arllati , Kryetare e LSHPA "PEGASI" KOSOVA
  2. Prof. Dr. Resmije Kryeziu, studiuese, Z/ Kryetare e LSHPA "PEGASI" KOSOVA, Prishtinë
  3. Publicistja dhe shkrimtarja e njohur Naxhije Doçi, Z/Kryetare e LSHPA “PEGASI” KOSOVA, Prishtinë
  4. Dr. Shefqet Dinaj, historian, poet Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes 5. Shefqet Avdush Emini, piktor Sekretar i Shkëmbimit Universal të Vlerave Universale, Holandë
  5. Idriz Berisha, piktor akademik, sekretar për Artin i Lidhjes, Klinë
  6. Dibran Fylli, poet, aktor Sekretar për Publikimin
  7. Sherife Thaçi, Drejtore e Veprimtarive pegasiane ne Kosovë
  8. Lirije Asllani Osmani, poete, sekretare për talentet e rinj të LSHPA “PEGASI’ KOSOVA
  9. Mentor Thaqi, Koordinator i Lidhjes me Diasporën, GJERMANI
  10. Shejmondë Paçarada, koordinatore e Lidhjes , Angli

Ky material është firmosur nga gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe është votuar nga 95% e delegatëve të konferencës së përgjithshme .