Sadik Krasniqi is with Shefqet Avdush Emini.

5 September 2020  · 

BOTIME:

Shefqet Avdush Emini, “ART BOOK”

Ky është një libër-ekspozitë prej 500 faqeve me artin e pikturës së këtij artisti nga Kosova, që jeton dhe krijon në Holandë, emër tashmë i përbotshëm si artist i veçantë me vlerë artistike kulminante. Në mes shumë vlerësimeve kritike nga shumë njohës të artit figurativ pata privilegjin,që në këtë libër të botohet edhe një vështrim i imi për artin e këtij artisti që e çmoj shumë.

Pjesë nga vështrimi im:

Imagjinata krijuese e Shefqet Avdush Eminit është e begatshme sa që shpesh në pikturat e tij hasim edhe realizmin magjik, si element koherence në trendet e artit të sotëm.

Emini i pëkushtohet shumë dhe portreteve si piktura . Andaj te ky artist, ky element arti del i realizuar maksimalisht. E bukura e këtyre portreteve del në kompleksitetin e tyre.

Në këto piktura portretesh nuk kemi vetëm vizualitet, pamjeje të një modeli që rrin gatitu para piktorit me brushë në dorë për ta hedhur në pëhurë a letër, por kemi portrete, pamja e jashtme e te cilëve pasqyron brendësinë e tyre.

Portretet e Eminit nuk janë vetëm anatomi fizike, por edhe psikologjike.

Këta njerëz sikur janë në raport komunikativ me neve, sikur i shikojmë e na shikojnë ashtu të heshtur. Duke i parë këta portrete me ata sy drejt syve tanë sikur na imponohet ta ritheksojmë thënien e Jean-Pal Sartrit: “Por unë ndjeva mbi vete vështrimin e njëqind e pesëdhjetë palë syve“. Këtë përshtypje e kishte thënë Sartri i madh, duke parë një ekspozitë të disa portreteve në një muze arti e që ishte shtangur nga përshtypja, përshtypje që mund ta ketë edhe çdo vëzhgues i portreteve te Eminit. Në mes këtyre portreteve gjejmê shpesh edhe simbole e metafora kontekstuale

siç është ai i portretit që është krijuar si reminishencë e viteve gjatë luftës së Kosovës.

Në këtë portret shohim në mes tjerash njërin sy me një shtëpi të djegur, ndërsa në tjetrin një njeri kapuçbardhë para një femre të vdekur, ndërsa në vend të hundës një tytë arme e vetë portreti një fytyrë me çehre vdekjeje duke tymosur duhan. Një metaforë mbi tmerrin dhe durimin, e trishtë dhe ironike në të njëtën kohë.

Shumica e portreteve të këtij artisti janë të stepura të heshtura dhe ju mungon buzeqeshja si tek Krishti. Ato sikur nuk kanë gjuhë për tu rrëfyer, sepse janë portrete të pikturuara, por thonë mjaft me sytë e tyre. Po kështu portretet e këtij autori janë të pikturuara me ngjyra të shumta që ngjallin asociacione, emocione dhe përjetime që s'harrohen kurrë dhe që na ndjekin pas kudo që jemi.

Duke u bazuar në sukseset e mëdha të këtij artisti të madh, i përfshirë në ekspozita të shumta anë e mbanë botës, shpërblimet dhe çmimet prestigjoze të marra, përfshirja në shumë antologji koleksionesh, vlerësimi maksimal nga shumë kritikë të huaj, mund të themi se Shefqet Avdush Emini nga Kosova është emër i përbotshëm drejt majave të artit pamor.

No photo description available.

No photo description available.

May be a graphic of 6 people and text

 

May be an illustration of 1 person and text

May be an illustration of text

May be a doodle of text

May be an illustration of 4 people and text

May be an image of 3 people and text

May be art of 1 person and text