• Intervistë me piktorin Shefqet Avdush Amini

    23 oktober 2025

    Intervistë me piktorin Shefqet Avdush Amini Ateletë e Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës në ato ndërtesa përdhese që ruanin vjetërsinë e kryeqytetit hapësirave universitare ku po lëshomnte shtat Biblioteka, ngadalë por sigurt po i kultivonin artistët e rinj, sa në fushën e pikturës, të grafikës, të skulpturës, ndërsa në anën tjetër kumbonin zërat basë, tenorë, baritonë e sopranë,përkrah instrumenteve elite muzikore. Nga ato atelie, me blokun e mbushur me piktura e vizatime që mezi e mbërthente nën sqetull, hynte e dilte studenti i pikturës Shefqet Avdush Emini, nga më të mirët në klasën e Profesor Nysret Salihamixhiqit, për t’u bërë shumë vite më vonë, me pikturat e tij, pjesë e galerive dhe muzeve më me renome të metropoleve artistike botërore. I lindur dhe i rritur në Davidovc të rrafshit të Kosovës, pos peizazheve të fushës dhe maleve të Sharrit përballë, Shefqet Avdush Emini, në fëmijëri, nuk do të takohet me pikturën e mjeshtërve të ndryshëm, por në vete do të mbrujë talentin si dhuratë e natyrës. Ai pas gjimnazit në Shtime dhe në Ferizaj, bëhet student i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon në atele duke pikturuar dhe duke studiuar veprat e mjeshtërve të mëdhenj. Si student, idol do ta ketë Rembrandtin, ku një ditë, papritur do të jetë pjesë e atdheut të tij. Diku në fillim të viteve tetëdhjetë, derisa po pinim kafe në byfenë e Akademisë me profesor Anton Gllasniqin, aty hyri Shefqeti. Ulu me ne Gjeni, i tha profesori, derisa studenti i tij mezi gjente vend ku ta vendoste bllokun e madh. Fjalët e Antonit i kuptova si kurajo për studentin e tij, ndërsa më vonë, ato sikur ishin një parathënie reale.

    Pas Akademisë dhe pas punës në Kosovë, ai një ditë do të gjendet në Holandë, i përndjekur nga pushteti serb dhe tash, vazhdon të jetojë dhe të punojë në këtë vend, i rrethuar nga familja e tij dhe nga veprat pikturale që i bëjnë nder atij dhe artit shqiptar. Me artistin Shefqet Avdush Eminin, keto ditë u ndalëm për pak çaste dhe bëmë këtë intervistë për lexuesit shqiptarë.

     

    • Cilat ishin rrethanat që një piktor i ri të realizohej në Kosovë?

     

    -Nuk ka qenë lehtë: në një anë ishte situata e rëndë politike nën okupimin e Serbisë, ndërsa bashkë me të edhe gjendja e rëndë ekonomike dhe ndërprerja e perspektivës për arsimim dhe krijimtari të të gjitha fushave. .Kushtet e punës kanë qenë tejet të vështira. Në ato kushte të rënda të punës edhe atmosfera krijuese ishte depresive, e cila lente pak hapësirë të mendohej e te punohej për të bukurën.

    • A ju shtrëngoi situata politike në Kosovë t'ia mësyni Perëndimit.

     

    • Personalish po, sepse në atë kohë isha i ndjekur prej politikës serbe. Arsyeja e fundit ishte se unë pikturova në një restoran të vogël në Shtime turturat serbe ndaj popullit shqiptar: qizmet e përgjakura të ushtrisë kriminele të asaj kohe.Të nesërmen policia serbe ia mbyllën lokalin pronarit duke i torturuar mysafirët që ishin prezentë dhe ato piktura i prishën njëkohësisht. Në të njëjtën ditë e dhanë në televizion se çka punojnë seperatistët shqiptarë. Fati deshi që mua më takuan dhe m’u ka dashtur të fshihesha për një kohë derisa kam gjetur shteg të dal nga Kosova.M’u dasht ta braktis vendin e punës ku isha duke punuar si mësimdhënës i artit, bashkë me vendlindjen time shumë të çmuar.

     

    • A e zgjodhe Holandën apo fati të qiti këndej. Si u bë që të vendosesh këtu?
    • E kam zgjedhur për hir të idolit tim e mjeshtrit të madh botëror Rembrandtit, me shpersën që të bëhem edhe unë një artist i madh në botë!

     

    • Cilat ishin vështirësitë që u ballafaqove në vendin e ri, në Holandë?

     

    • Fillimi ka qenë shumë i veshtirë, por hap pas hapi, këtu kam gjetur shumëçka të mirë dhe çka është më e rëndësishme, këtu njerëzit e duan artin dhe dinë ta vlerësojnë atë.

     

    • Si ju priu fati që të afirmoheshi në një hapësirë të vështirë konkurrente në botën perëndimore të artit.

     

    • Këtu puna çmohet dhe vlerësohet. Kuptohet se nga ne të huajt kërkohet të punojmë shumë më shumë se artistët vendas, mirëpo aftësia dhe puna nuk mohohet nuk ka kritere të dyfishta. Mjerisht tek ne në Kosovë ndodh e kunërta: jo vetëm puna, por edhe shumë aspekte të tjera merren parasysh, si pozita në shoqrëi, gjendja materiale etj. Në Holandë je artisti i mirë nëse vërtet e arrin këtë epitet, kurse aspektet tjera nuk luajnë rol të veçantë. Për fat të mirë kjo praktikisht ka ndodhur me mua se përndryshe nuk kisha mbërri ku jam. Shumë herët kam filluar të shes piktura. Kudo që isha në Holandë kisha mjaft porosi, së pari për portrete dhe pastaj për pikturat te tematikave të ndryshme. Në qytetin e parë ku isha në fillim, për kinemanë e qytetit, e kam bërë, një pikturë që qëndron në holin hyrës. Ofertat kanë qenë të shumta, së pari në Holandë e pastaj edhe jashtë saj.

     

    • Cilat ishin ekspozitat e tua kolektive dhe personale dhe sa keni tërheq vëmendjen e kritikëve dhe të blerësve të pikturave?

     

    • Numri i ekspozitave të mia është shumë i madh. Kam ekspozuar në shumë vende tëbotës. Nëse duhet veçuar ndonjë, atëherë e veçoj atë në Louvre në Paris, Bienale Cianciano në Itali, Gagrilaldi në Britani të Madhe, museu MAC në Brazil dhe një ekspozitë tjetër që më ka lënë përshtypje të mira, e që ka qenë e papritur, është ajo në Catroceni Museum në Bukuresht. Në pallatin e bukur të ish presidentit Çaushesku. Pos ekspozitave tradicionale, kam marrë pjesë në sympoziume, festivale dhe workshop-e të vendeve të ndryshme.

     

    • Si u bë që t'i thyeni kufijtë , madje të bëheni një piktor i njohur interkontinental?

     

    • Mbas një numri të respektuar të ekspozitave në Holandë, fillova të marr thirrje nga vende të tjera të

    Evropës. Po jo vetëm thirrje. Madje, më kujtohet dhe ishte nje befasi, kur më mbërrini një letër që dikush nga Franca kërkonte autogramin tim ta ruajë në koleksionin e muzeut të saj. Pastaj ka pasur këso lloj kerkesash edhe më vonë, por kjo e para më ka lënë përshtypje dhe më ka kurajuar për punë.

     

    Lees meer >> | 67 keer bekeken

  • Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese

    23 oktober 2025

    Lees meer >> | 69 keer bekeken

  • DREJT RENOMESË BOTËRORE

    23 oktober 2025

    DREJT RENOMESË BOTËRORE

    Njohja personale gjatë një vere shumë të nxehtë para disa vitesh në “Rings” në Prishtinë me Shefqet Avdush Eminin, i parapriu njohjes së mëtejshme të këtij personaliteti prej artisti e piktori të veçantë, të suksesshëm dhe shumë të njohur, që jeton dhe krijon në Holandë.

    Pamja e tij pedante prej krijuesi, me një mjekër karakteristike dhe të bukur, lidhur me një tojë, të folurit e prajshëm dhe me kompetencë e elokuencë profesionale për artin e pikturimit linin mbresa në atë bisedë. Pikturat e tij në ekspozitat e shumta dhe të shpeshta në vende të ndryshme zinin vend në të gjitha mediat informative, gazeta, revista, si dhe në mediat online.

      Qasja e Eminit ndaj artit m'u bë e pashmangshme si një ritual i përhershëm. Ritual kënaqësie dhe estetike, që shijohet e përjetohet këndshëm e mahnitshëm.

      Artin figurativ të këtij krijuesi e karakterizon intensiteti kreativ. Arsenali i veprave të tij është tejet voluminoz. Temat dhe motivet janë të shumta, në kohë dhe hapësirë universale. Me gjithë këtë universalizëm, arti i tij mban një fije fillese, e lindur diku në etninë dhe vendin nga vjen ky artist. Kjo fije sikur e mban lidhur këtë piktor me përkatësinë e vet kombëtare dhe atdhetare, jo si konservatorizëm dhe provincializëm, por si perspektivë, vizion dhe vlerë universale. E gjithë këtë e bën falë talentit, punës, njohurisë dhe mjeshtërisë së tij prej një krijuesi fenomenal. Piedestalin artistik ky piktor e ka arritur gjatë një zhvillimi gradual.

      Empirikja e tij kreative kalon me sukses fazat dhe formacionet stilistike të pikturës dhe të artit figurativ në përgjithësi. Shefqeti është përfaqësues i denjë i rrjedhave stilistike të artit nëpër kohë.       Nga realizmi, në kalim e sipër përmes nuancave të formave dhe rrymave të tjera kreative, ai hyn bindshëm dhe me shumë suksese në universin e impresionizmit ekspresiv, si formacion i poetikës aktuale në pikturë. Pikturën e këtij krijuesi e shquan unikja, përmes variacioneve të dendura dhe të ndryshme të ngjyrave. Gjatë pikturimit, peneli i tij është i mbushur me ngjyrë, ndaj arti i tij është intensiv. Koloriti i ngjyrave mbi pëlhurë ka një barasvlerë me një harmoni përmes kontrasteve të buta, që vijnë duke u theksuar më qartë te dy a tri ngjyra dominante. Ky artist shumësinë e ngjyrave e derdh mbi pikurat e tij, të cilat janë peizazhe dhe portrete.

    Peizazhet kanë prirje të abstraksionit, saqë të kujton titullin e librit poetik të Rr. Dedajt: “Gjërat që s'preken”. Arti piktoresk i Eminit është një sublimacion kontemplativ, që afron asociacione të shumta për shikuesin që ka sy dhe shije të arsimuar në këtë lëmë. Dendësitë figurative janë krijuar me mjeshtëri fine dhe mund të vërehen dhe zbërthehen ekskluzivisht nga recepienti kritik. Pra, semantika në pikturat e këtij autori është njëkohësisht semiotike.

      Tematika në shumë piktura është referencë fiksioni, që përkon me postmodernizmin, metodë që sot përfshin të gjitha artet aktuale. Të gjithë këtë konglomerat elementesh artisti e sintetizon si esencë estetike me një durim, përkushtim e mjeshtëri prej një krijuesi të madh e që identifikohet me krijimet e veta. Siç̧ thamë dhe më sipër, tek imazhet e pikturave të tij reflektojnë të gjitha ngjyrat e mundshme e që, nganjëherë, dominojnë e kuqja, e verdha, e zeza, por edhe e bardha dhe bluja. Këtyre ngjyrave dominuese ky artist u jep edhe nuanca të tjera, që koordinohen dhe harmonizohen bukur. Sfondi në këto piktura është gjithherë një dendësi ngjyrash, e thelbi metaforik bartet kryesisht në mesin e tij jo si formë e dhënë qartë, por si një sinkronizim ngjyre me një kontrast të theksuar. Pra, në këto imazhe, mesi na del si embrion metaforik, drejt të cilit dendësohen ngjyrat, por gjithnjë duke i shërbyer asaj esenciale, siç̧ është e bardha, që në disa raste na del shpend, si zog ose pëllumb.

      Në pikturat e Eminit kemi imazhe njerëzish, peizazhesh, zogjsh, por në të shumtën e rasteve kemi imazhe abstraktive me referenca fiksionale, që nuk kapen lehtë dhe konkretisht, por vetëm me anë asociative. Imagjinata krijuese e Shefqet Avdush Eminit është e begatshme, saqë shpesh në piktura e tij hasim edhe realizmin magjik, si element koherence në trendet e artit të sotëm. Emini u përkushtohet shumë edhe portreteve. Ndaj te ky artist, ky element arti del i realizuar maksimalisht. E bukura e këtyre portreteve del në kompleksitetin e tyre.

      Në këto piktura portretesh nuk kemi vetëm vizualitet, pamje të një modeli që rri gatitu para piktorit me brushë në dorë për ta hedhur në pëlhurë a letër, por kemi portrete, pamja e jashtme e së cilave pasqyron brendësinë e tyre. Portretet e Eminit nuk janë vetëm anatomi fizike, por edhe psikologjike.   Këta njerëz sikur janë në raport komunikues me ne, sikur i shikojmë e na shikojnë, ashtu të heshtur.   Duke i parë këto portrete me ata sy drejt syve tanë, sikur na imponohet të ritheksojmë thënien e Jean-Pal Sartri-t: “Por unë ndjeva mbi vete vështrimin e njëqind e pesëdhjetë palë syve”. Këtë përshtypje e ka shprehur Sartri i madh, duke parë një ekspozitë me portrete në një muze art, ku ishte shtangur nga përshtypja, përshtypje që mund ta ketë edhe çdo vëzhgues i portreteve të Eminit. Në mesin e këtyre portreteve shpesh gjejmë edhe simbole e metafora kontekstuale, siç̧ është ai i portretit që është krijuar si reminishencë e viteve gjatë luftës së Kosovës. Në këtë portret shohim, mes të tjerash, në njërin sy një shtëpi të djegur, ndërsa në tjetrin një njeri kapuçbardhë para një femre të vdekur, ndërsa në vend të hundës një tytë arme dhe vetë portreti, një fytyrë me çehre vdekjeje duke tymosur duhan. Një metaforë mbi tmerrin dhe durimin, e trishtë dhe ironike në të njëjtën kohë. Shumica e portreteve të këtij artisti janë të stepura, të heshtura dhe u mungon buzëqeshja, si te Krishti. Ato sikur nuk kanë gjuhë për t’u rrëfyer, sepse janë portrete të pikturuara, por thonë mjaft me sytë e tyre. Po kështu, portretet e këtij autori janë të pikturuara me ngjyra të shumta, që ngjallin asociacione, emocione dhe përjetime, që s'harrohen kurrë dhe që na ndjekin pas kudo që jemi.

      Duke u bazuar në sukseset e mëdha të këtij artisti të madh, pjesëmarrës në ekspozita të shumta anembanë botës, shpërblimet dhe çmimet prestigjioze e marra, pjesëmarrja në shumë antologji koleksionesh, vlerësimi maksimal nga shumë kritikë të huaj etj., mund të themi se Shefqet Avdush    Emini nga Kosova është emër i përbotshëm drejt majave të artit pamor.

    SADIK KRASNIQI

     

     

     

    Lees meer >> | 69 keer bekeken

  • Dy Fytyra – Një Shpirt i Vetëm

    20 oktober 2025

    Dy Fytyra – Një Shpirt i Vetëm

    Një analizë mbi pikturën e Shefqet Avdush Eminit

    I. Hyrje: Magjia e dyfytyrësisë njerëzore

    Në këtë pikturë tronditëse dhe thellësisht emocionale, artisti ndërkombëtar Shefqet Avdush Emini përballë nesh vendos dy fytyra të përthurrura në një harmoni shpërthyese ngjyrash dhe ndjenjash. Kjo nuk është thjesht një kompozim vizual; është një udhëtim në psikikën njerëzore, një eksplorim i dualitetit të brendshëm që ndan çdo shpirt: dritë dhe hije, dashuri dhe dhimbje, kujtesë dhe harresë.

    Lees meer >> | 82 keer bekeken

  • Shefqet Avdush Emini – “Shpërthimi i brendshëm i shpirtit njerëzor”

    20 oktober 2025

    Shefqet Avdush Emini – “Shpërthimi i brendshëm i shpirtit njerëzor”

    Në këtë pikturë të fuqishme dhe të ngarkuar emocionalisht, Shefqet Avdush Emini, mjeshtri i njohur i abstraksionit ekspresionist, shfaq me forcë të jashtëzakonshme një univers të trazuar shpirtëror, ku ngjyrat dhe linjat bëhen një gjuhë e pavarur për të komunikuar dhimbjen, revoltën dhe shpresën njerëzore. Kjo vepër nuk është vetëm një tablo; është një shpërthim i ndërgjegjes, një britmë e heshtur që vjen nga thellësia e njeriut që përballet me plagët e historisë dhe ankthin ekzistencial të kohës sonë.

    Lees meer >> | 72 keer bekeken

  • Shefqet Avdush Emini – Performanca e një shpirti krijues në Egjipt: Piktura si ritual dhe dritë universale

    15 oktober 2025

    Shefqet Avdush Emini – Performanca e një shpirti krijues në Egjipt: Piktura si ritual dhe dritë universale

    Në këtë fotografi të paharrueshme, e cila dokumenton një moment të rrallë krijimtarie në një simpozium ndërkombëtar arti në Egjipt, shfaqet artisti i madh Shefqet Avdush Emini në një akt të thellë performativ, duke i dhënë jetë pikturës me gjeste të fuqishme, spontane dhe emocionale. Atmosfera që përshkon këtë skenë është më shumë se një ngjarje artistike; ajo është një ritual i shpirtit, një komunikim i drejtpërdrejtë midis artistit, materies dhe kozmosit.

    Lees meer >> | 65 keer bekeken

  • Shefqet Avdush Emini – Ikona e artit universal që shkrin dhimbjen në ngjyra Krijuesi që udhëton përtej kufijve të botës dhe shpirtit njerëzor

    15 oktober 2025

    Shefqet Avdush Emini – Ikona e artit universal që shkrin dhimbjen në ngjyra

    Krijuesi që udhëton përtej kufijve të botës dhe shpirtit njerëzor

    Në historinë e artit bashkëkohor, janë të rrallë ata krijues që arrijnë të ndërtojnë një gjuhë artistike kaq personale dhe universale njëkohësisht, siç e ka arritur Shefqet Avdush Emini. I lindur në Kosovë, por me një jetë krijuese të shtrirë në shumë kontinente, ai është mishërimi i artistit modern që nuk njeh kufij, as gjeografikë, as kulturorë, e aq më pak shpirtërorë.
    Pikturat e tij janë dëshmi e një udhëtimi të gjatë — nga kujtesa e një populli të plagosur, drejt dritës së përjetshme të humanizmit, duke kaluar përmes një bote plot tensione, energji, dhe ngjyrash që flasin me gjuhën e shpirtit.

    Lees meer >> | 56 keer bekeken

  • ENGLISH,TÜRKÇE,NETHERLANDS,РУССКИЙ, SHQIP - A Performance That Cannot Be Imitated – Shefqet Avdush Emini and the Radiance of His Originality in Contemporary Art

    14 oktober 2025

    A Performance That Cannot Be Imitated – Shefqet Avdush Emini and the Radiance of His Originality in Contemporary Art.

    In the vast universe of contemporary art, where new forms of expression are born every day, there exists a profound distinction between what springs from the inner spirituality of the artist and what is merely the product of empty imitation. It is a distinction invisible to those who view art as entertainment, but as clear as daylight to those who live art as inspiration and sacrifice. In this world, where many believe that repeating a gesture, a color, or a movement is enough to be an artist, stands, like an unshakable pillar, the figure of Shefqet Avdush Emini — an artist who does not play the role of a creator but is the very act of creation itself. Shefqet Avdush Emini does not experience art as a performance for the eye, but as a spiritual ritual emerging from the depths of being. In each of his performances, body and soul unite in an inner tension — in a breath that explodes through color, movement, and emotion colliding upon the canvas. He does not seek applause, nor spectacle; he seeks unity with creation, immersion in the process, and the living pulse of matter itself. When Emini begins to paint, he is no longer a man holding a brush — he becomes an instrument through which the universe speaks.  In this spiritual depth, many have seen him, felt him, and perhaps been inspired by him. Yet there are also those who, without understanding the essence, attempt to copy the form. They wear the same clothes, pretend to feel the same emotions, color their bodies, and stage their actions — trying to create an image born not of experience, but of the desire for attention that is not rightfully theirs. And thus, what was once a sacred artistic act becomes a caricature, a hollow imitation, a mime that aspires to be reality. This has always happened in history: the original gives birth to a new era, while imitators arrive later as mere shadows of its light. But art does not forgive emptiness. Art demands authenticity. And where true experience is absent, where no spiritual connection exists between the artist and the work, every attempt at repetition is doomed to fail.In the case of Shefqet Avdush Emini, his authenticity lies not in movement or color, but in the fact that he lives inside every performance. His paint-stained clothes are not decoration, but testimony — each stain a moment of meditation, each brush wiped on his trousers an unconscious act of merging with the work itself. He does not color himself to make art spectacular — the colors attach to his body as a result of the emotional intensity of creation.
    That is something that cannot be learned, cannot be copied, cannot be imitated. On the other hand, the pseudo-artists who try to recreate what they have never lived fall into their own trap. They do not create — they stage. They do not experience — they act. They prepare the stained clothes in advance, plan the photographs and poses, believing that art is a show for the eyes, not for the soul. But the true audience, the honest colleagues, the seasoned critics — they recognize immediately the difference between art born of experience and a spectacle born of greed for fame. Art history has witnessed this before. In front of Michelangelo, there were hundreds of imitators. In front of Pollock, many splashed paint on canvas — yet none captured the essence of his movement. Before Shefqet Avdush Emini, others may appear, trying to “be like him,” but they will remain mere shadows of a light that does not belong to them. Because what makes Emini unrepeatable is the spirit — a spirit that arises from the depths of the soul, from the human experience of pain, love, memory, and hope. His performance is a human confession before existence — a living meditation on the relationship between creator and matter, a silent dialogue between soul and color.
    In this universe, every gesture carries meaning; every breath is part of creation. In this sense, Emini does not need to defend his performance — his performance defends itself, because it lives on in the memory of art, in the feelings of the audience, and in the history of those who have seen him create with his soul wide open. Imitators will appear and vanish, but true art endures. It has no fear of copies, for imitation only reveals the power of the original. It becomes the unconscious proof of the profound influence that an artist like Shefqet Avdush Emini has left in the history of contemporary art. One is temporary; the other eternal. And eternal art needs no defense — it speaks with the voice of its own soul. The Authenticity of the Creative Spirit – Shefqet Avdush Emini and the Era of Empty Imitations In every era of art, there exists one person who does not follow the current but creates it. An artist who does not repeat the world, but reshapes it according to his own spirit — a soul that paints not only with his hand, but with feeling, memory, breath, pain, and love. In European and global contemporary art, such a figure is Shefqet Avdush Emini — the artist who turned performance into a spiritual act, who elevated art to a higher level of experience, and who, with his unique language, has marked entire decades of international creativity. But every light, when it shines brightly, casts shadows around it.
    To the light of originality always gather uncertain reflections — those who try to appropriate its glow. The same happens today, in an era where art is often reduced to instant displays, tired imitations, where form replaces content, and noise tries to cover the absence of spirit. In this reality, Shefqet Avdush Emini’s performance stands as a hurricane of originality, while around it appear attempts to copy, to appropriate, to make it seem as if it could be reproduced.
    But his art cannot be reproduced — because it is not a technique, it is an experience. He does not begin with a plan, but with an inner necessity. He does not start from the desire to be seen, but from the need to express.
    His art is not the result of observation, but of an inner eruption of the soul seeking form. Influence and Misinterpretation of Emini’s Performance Shefqet Avdush Emini has appeared on many international stages since 1985 — in Egypt, Turkey, France, the USA, Morocco, China, Slovakia, Poland, and countless other countries. He has not been merely a participant, but often the turning point — that moment when the audience realizes that art is no longer image, but body and soul in motion. At a festival in the 2000s in Sharm el-Sheikh, Egypt, his performance caught the attention of many artists who, for the first time, saw a man painting with his body, his breath, and the rhythm of his heart. For some, it was inspiration; for others, a temptation to imitate. From then on, artists appeared who tried to repeat the act without understanding its meaning. They saw the brush, but not the experience.
    They saw the color, but not the soul that made it explode into light.
    They saw the body engaged in performance, but not the inner spiritual absorption connecting Emini to every centimeter of the canvas. Thus, many began to “perform,” but in truth, they were only playing the artist — an empty act, dry and soulless, a gesture that tries to look the same but remains a mask without breath. In fact, Shefqet Avdush Emini does not need to wear painted clothes to be part of art. He stains them naturally, because art lives within him, and every contact with color is contact with his own being.
    For him, creation is a state of being — an ecstasy happening in silence and full concentration. That is why many have described him as “mysterious” on stage — because he does not display art, he experiences it. Imitators – Empty Actors on the Stage of the Soul In contemporary art, imitators increasingly attempt to sell repetition as originality. They resemble actors who learn the gesture but not the feeling.
    They know how to throw paint on a canvas, but not why.
    They know how to behave before an audience, but not that art is not behavior — it is experience.
    They wear purposefully stained pants and shirts, calling it “expression.”
    But in truth, it is only an attempt to look like someone else. To the eyes of the true audience, this is instantly recognizable.
    Because an artist who lives his art transmits that energy into space.
    An imitator, no matter how hard he tries, remains on the surface. True art is a spiritual frequency; imitation is but a faint echo.
    In the case of Shefqet Avdush Emini, the contrast is striking.
    He represents experience, originality, roots, and genuine emotion.
    His imitators represent form, appearance, and the desire to “be like him.” But the history of art knows well — copies fade, while the original endures. Authenticity as Ethical and Spiritual Resistance Authenticity is a moral act. It concerns not only art but the way one views oneself and the world. Shefqet Avdush Emini is not merely a great painter; he is an honest being toward his art.
    He does not seek easy fame or empty applause; he seeks meaning.
    And that is precisely what imitators lack — meaning. In every performance, Shefqet goes to the limits of the human condition.
    He is completely absorbed in the creative act until the self disappears.
    For him, art is not a means to become someone — art is the only way to be himself. In this devotion, he finds freedom.
    And that is why his art is so pure, so sincere, so unrepeatable. The Legacy of Originality Art history knows this phenomenon well: around every genius, shadows gather. But no shadow can ever obscure the light. Through decades of work, Shefqet Avdush Emini has created an artistic universe that cannot be possessed.
    He has developed a visual language that cannot be copied, because it arises from a sensitivity that belongs only to him. He stands as living proof that art is not learned — it is lived.
    It is not a process to be taught, but an experience to be endured.
    And that is why his performance remains unique, immutable, unforgettable. In the end, art is not judged by words but by works.
    And the works of Shefqet Avdush Emini speak for themselves —
    they are the confession of a soul that has journeyed through the experiences of the world, that has known pain, war, separation, but has always been reborn into light. No imitator can claim that experience, for no one can inherit another’s life.
    They may copy the color, but they cannot copy the soul. Conclusion Ultimately, art is a mirror of the human soul.
    Some use it to see themselves; others to hide their emptiness.
    But time distinguishes them all. On this long journey, Shefqet Avdush Emini remains an icon of authenticity — an independent voice untouched by imitation. Imitators will come and go, but true art will endure, for it depends not on form, but on the spirit that gives it life. And that spirit — that light, that creative honesty — flowing from the depths of Shefqet Avdush Emini’s soul, will continue to illuminate the history of contemporary world art for a very long time.

    Lees meer >> | 55 keer bekeken

  • Një nga vlerësimet më të ndershme dhe më njerëzore që mund t’i bëhen një artisti të madh si Shefqet Avdush Emini

    14 oktober 2025

    May be art of text

    Një nga vlerësimet më të ndershme dhe më njerëzore që mund t’i bëhen një artisti të madh si Shefqet Avdush Emini, vjen pikërisht nga ata që e kanë parë, e kanë njohur dhe e kanë ndjekur në rrugëtimin e tij të gjatë krijues.

    Shefqet Avdush Emini sot është një nga figurat më të rëndësishme të artit bashkëkohor botëror. Ai ka arritur majat e pikturës ndërkombëtare, duke e ngritur emrin e tij në të gjitha kontinentet dhe duke e bërë atë sinonim të ekspresionizmit abstrakt modern.Në çdo vepër të tij, ngjyrat nuk janë vetëm elemente vizuale – ato janë tinguj, janë ritme që vallëzojnë në telajo me një harmoni që të kujton muzikën e shpirtit. Pikturat e tij kanë atë fuqi të rrallë për të komunikuar përtej fjalëve; ato flasin me emocion, me ndjeshmëri, me një thellësi që buron nga përvoja njerëzore dhe universale. Adem Gashi e ka përshkruar me shumë saktësi ndjenjën e mahnitjes që përjeton kushdo që e sheh Shefqetin duke punuar: ai e shkrin pikturën me muzikën, ngjyrën me ndjenjën, vallëzimin me frymën krijuese. Ky bashkim i elementeve e bën artin e tij një simfoni vizuale ku çdo brushë, çdo shtresë ngjyre dhe çdo gjest artistik është një akt poetik. Në arenën ndërkombëtare, Shefqet Avdush Emini është bërë ambasador i shpirtit njerëzor përmes artit. Ai ka marrë pjesë në dhjetëra simpoziume, ekspozita dhe bienale në mbarë botën – nga Evropa në Azi, nga Amerika në Afrikë – duke përfaqësuar jo vetëm talentin personal, por edhe fuqinë e artit që vjen nga Kosova, nga një vend me histori, dhimbje dhe forcë shpirtërore të jashtëzakonshme. Kritikët e artit ndërkombëtar e kanë cilësuar veprën e tij si “një dialog të gjallë mes dritës dhe errësirës, mes dhimbjes dhe shpresës”. Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse arti i tij prek kaq thellë: sepse nuk është thjesht pikturë, por është rrëfim njerëzor, është kujtesë kolektive e përkthyer në ngjyra dhe lëvizje. Shefqet Avdush Emini ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare dhe është përfshirë në koleksione të rëndësishme publike e private. Por, përtej çdo vlerësimi institucional, vlera më e madhe e tij qëndron në mënyrën se si arti i tij frymëzon, preket dhe ndriçon mendjet e njerëzve në çdo vend ku ekspozohet. Ai ka bërë që arti të mos jetë vetëm estetikë, por edhe një formë e lartë meditimi dhe filozofie për jetën.Në sytë e bashkëkohësve të tij, Shefqet Avdush Emini është jo vetëm një piktor i madh, por një poet i ngjyrave, një filozof i shprehjes vizuale, një shpirt që flet me universin përmes telajos.
    Vepra e tij është një testament i përjetshëm për fuqinë e krijimit, për besimin në bukurinë dhe humanitetin që ende ekziston në botë.

    Lees meer >> | 63 keer bekeken

  • Magjia e ngjyrave dhe shpirtit njerëzor në artin e Shefqet Avdush Eminit

    8 oktober 2025

    May be a graphic of 1 person and text that says "BEAUTIFUL ART Art from München and all over the the world Uschi Ettl-Schutz Admin"

    Magjia e ngjyrave dhe shpirtit njerëzor në artin e Shefqet Avdush Eminit
    Nga redaksia kulturore

    Në botën bashkëkohore të artit, ku shpesh dominon estetika e ftohtë konceptuale dhe teknologjia digjitale, pikturat e Shefqet Avdush Eminit vijnë si një frymë e thellë njerëzore — një ndërthurje e emocioneve primitive me reflektime filozofike mbi qenien, kohën dhe identitetin. Një prej veprave të tij më të ndjeshme, ajo që shfaqet në këtë ekspozitë “Beautiful Art”, përmbledh me forcë vizionin e tij për njeriun dhe ekzistencën.

    Një figurë në hije – një shpirt në dritë

    Në shikim të parë, figura qendrore në pikturë duket e turbullt, gati e zhdukur nën shtresat e ngjyrave. Konturet janë të pasigurta, fytyra nuk është plotësisht e qartë, dhe megjithatë, nga kjo mjegull del një prezencë e fortë, gati metafizike. Një njeri, që sado i fshehur pas dritëhijeve, ngjall një ndjesi thellësisht humane.
    Kjo është karakteristikë e stilit të Eminit — ai nuk kërkon të paraqesë njeriun si figurë të përkryer, por si shpirt që endet midis dritës dhe errësirës, midis jetës dhe kujtesës. Figura anonime që ai pikturon është një pasqyrë e çdo njeriu: ajo nuk ka identitet të përcaktuar, sepse mbart identitetin universal të njerëzimit.

    Ngjyra si rrëfim emocional

    Dominon një gjelbërim i ftohtë, që ngjall qetësi, por edhe vetmi. Kjo ngjyrë sfondi ndërthuret me tonet e errëta të fytyrës dhe trupit, duke krijuar një ndjesi tensioni të brendshëm. Një ndriçim i butë, që bie mbi kapelën e bardhë dhe këmishën e hapur, jep përshtypjen e një shprese të brishtë – si një rreze që depërton në errësirë.
    Emini ka një aftësi të rrallë për të komunikuar përmes materies së bojës. Ai nuk kërkon përkryerjen e formës, por të vërtetën e ndjenjës. Çdo penelatë është një rrëfim; çdo ngjyrë, një frymëmarrje. Piktura nuk flet për figurën, por për atë që figura mban brenda vetes – dhimbjen, mallin, dhe ndoshta heshtjen që ndjek pas çdo lufte të brendshme.

    Ekzistencializëm në telajo

    Në thelb, vepra është një reflektim mbi ekzistencën njerëzore. Kjo fytyrë që del nga terri është simbol i njeriut që përpiqet të mbijetojë mes rrëmujës së botës moderne. Nuk është një portret, por një arketip – një qenie që kërkon dritë në mes të errësirës, që përpiqet të gjejë kuptim në një univers që shpesh hesht.
    Ka diçka të Kafkaeske në mënyrën si Emini trajton figurën: ajo është e zbehur, e pasigurt, por me një prani të fuqishme. Në vend që të shohim fytyrën, ne ndjejmë shpirtin. Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron forca e artit të tij — në aftësinë për të nxjerrë në pah të padukshmen, për të bërë të prekshme atë që zakonisht nuk mund të shihet.

    Një urë midis kulturave

    Shefqet Avdush Emini, artist me rrënjë shqiptare dhe me veprimtari ndërkombëtare, e ka ndërtuar karrierën e tij mbi këtë filozofi të ndërmjetme – të qenit mes Lindjes dhe Perëndimit, mes kujtesës dhe modernitetit. Kjo ndjesi e “dyfishtë” reflektohet në çdo punim të tij: një përplasje e brendshme që kthehet në burim frymëzimi.
    Në këtë pikturë, mund të lexosh edhe diçka nga historia e tij personale – përvojat e një artisti që ka parë shndërrime të mëdha shoqërore, që e njeh peshën e mërgimit, të kujtesës dhe të identitetit kulturor. Por në vend që t’i përkufizojë, ai i shkrin të gjitha në një gjuhë universale, ku çdo shikues mund të gjejë një copëz nga vetvetja.

    Piktura si akt shpirtëror

    Vepra e Shefqet Avdush Eminit nuk është vetëm “e bukur” në kuptimin estetik. Ajo është e thellë, e ndjeshme dhe tronditëse. Është një ftesë për reflektim, një kujtesë se njeriu nuk është vetëm ajo që shihet, por edhe ajo që mbart brenda vetes.
    Në kohën kur arti shpesh bëhet sipërfaqësor dhe tregtar, Emini na kujton se piktura është ende një akt shpirtëror, një mënyrë për të komunikuar me universin përmes ngjyrës dhe dritës. Dhe kjo vepër, me gjithë thjeshtësinë e saj, është dëshmi e një gjuhe që flet më fort se çdo fjalë — gjuha e shpirtit njerëzor.

    Lees meer >> | 82 keer bekeken

  • Meer blogs >>